Mbajtja e mbledhjes së Këshillit Ekonomiko-Social nga BSPK-ja, rreth Ligjit të Pagave dhe Pagës minimale në Kosovë, nuk po përkrahet nga Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat në Kosovë.
Këta të fundit, thonë se as nuk janë ftuar e as nuk e njohin këtë Këshill. Azemi i quan njerëz joserioz dhe të fundit që duhet të flasin për pagën minimale në Kosovë.
Teksa ka folur për pagën minimale në Kosovë, Azemi u shpreh se si Sindikatë nuk njohin asnjë pagë që është nën 400 euro.
“Ne si sindikatë e sektorit privat të Kosovës nuk e njohim këtë Këshill Ekonomiko-Social, gjegjësisht përbërjen nga BSP-ja pasi që atje janë njerëz jo serioz, njerëz të cilët nuk kanë të bëjnë me pagën minimale. Janë njerëz të cilët më së pakti kanë të bëjnë me këtë pagë dhe ne e kemi thënë fjalën tonë, çdo pagë, çdo këshill kushdo qoftë që nënshkruan pagë minimale nën 400 euro në Kosovë, le ti mbetet atyre ta vlerësojnë përndryshe sindikata e sektorëve privat të Kosovës nuk njeh asnjë pagë minimale nën pagën 400 euro”, ka thënë Azemi.
Azemi tha se BSPK është privatizuar dhe se po udhëhiqet nga dy degë jo serioze, teksa shton se institucionet qeverisëse nuk e dinë se kush është përfaqësues i BSPK-së.
“Andaj ne e kemi thënë, ju nënshkruani çfarë të doni por ne i kemi ftuar punëtorët e sektorit privat që asnjë punëtor të mos nënshkruaj kontaratë pune me pagë nën 400 euro. Pasi që ata që nënshkruajnë në emër të tyre, ata nuk e ndiejnë varfërinë, ata dijnë të jetojnë në kolltuqet e tyre asgjë më shumë”, ka thënë Azemi për EO.
Azemi tha se nuk pranojnë që pagë minimale e cila mund të jetë nën 250 euro, teksa thotë se e kanë legjitimitetin nga punëtorët e sektorit privat që të mos e nënshkruajnë nën 250 euro.
“Kemi njoftuar edhe zyrtarisht edhe përmes mediave që punëtorët e sektorit privat të Kosovës duan një pagë të dinjitetshme dhe nuk duan një lëmoshë e një lajthitje ashtu siç e kemi pasur deri më tani. Kemi pasur një shpjegim që gjoja se ne kur kemi kërkuar 350 euro, shuma e pagës 170 euro që ata po thonë tani do ta bëjnë në 250 euro do të paguhen edhe kontributet për punëtorët e sektorit privat që përafërsisht paga bruto mund ti bije dikund rreth 280-290 euro. Por, megjithatë ne kemi qenë të gatshëm që ta nënshkruajmë këtë pagë para një viti kur çmimet kanë qenë më stabile, më serioze. Tani në këtë kohë kur kemi gjithë këtë shtrejti në bazë të shpenzimeve së jetës së njeriut duhet të rritet edhe paga minimale”, ka thënë Azemi.
Ndryshe nga Azemi mendon kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Atdhe Hykolli.
Ai mendon se paga minimale duhet të jetë 350 euro, për të cilën thotë se Këshilli Ekonomiko-Social e ka mandatuar komisionin për shumë çështje, ndër to edhe paga minimale.
“Deri në fund të muajit shkurt ata duhet të na sjellin një rekomandim po lëvizja e çmimeve, lëvizja e shportave të qytetarëve, për punonjësit e Kosovës dallon nga paga që thuhet 250 euro. Ne si BSPK kemi ardhur në përfundim që paga minimale nuk duhet të jetë më pak se 350 euro”, ka thënë ai
Në një intervistë për Ekonomia Online, Hykolli tha se reagimet e qeverisë e institucioneve sa i përket kërkesës për pagën minimale duhet të jenë në raport me zhvillimet në Kosovë, në raport me çmimet e pagat.
“Në raport me çdo gjë që lidhet me jetën e punonjësve të Kosovës, për këtë arsye çdo diskutim që do të jetë për pagën minimale nën 350 euro ne si BSPK e vlerësojmë që është e vogël. Nuk kanë mbrojtje në punë, nuk kanë pagën, paga minimale është ajo që ata i atakon shumë dhe ka shumë probleme të tjera të cilat ndoshta me këtë pagë minimale nëse mund ta votojmë në këshillin ekonomiko-social do të jetë një lehtësim pak më i madh për punëtorin e Kosovës”, ka thënë Hykolli.
G7 paralajmëron Rusinë kundër përdorimit të trupave koreanov...
Balluku: Nga 1 janari do të ulet çmimi i energjisë elektrike
Xhaka para duelit me Liverpool-in: E di se si është të luash...
Kurti viziton familjen e Rexhep Selimit në 4-vjetorin e arre...
Alkent Pozhegu sjell artin e ri me portretet e Harrisit dhe ...
Hoxha: 20% më shumë buxhet se viti i kaluar për Ministrinë e...