Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi ka thënë se nuk do ta njohin asnjë pagë minimale nën 400 euro.
Në një konferencë për media, pas paralajmërimit të kryeministrit Albin Kurti se së shpejti do të vendosin për pagën minimale në Kosovës, Azemi ka thënë se dialogu për pagën minimale në sektorin privat nuk mund të bëhet më persona të tjerë përveç sindikatës përkatëse.
“Shkak kryesor për mbajtjen e kësaj konference është lëvizja për pagën minimale. Duhet ti njoftoj punëtorët se s’jemi të kënaqur më Qeverinë. Me këtë dialog që 7 muaj kemi kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë për paga e shtesave për punëtorët teknik që punojnë ne s’kemi një vendim”, tha Azemi.
Tutje ai ka ngritur shqetësimin e mos dialogut të Qeverisë më sindikatën e tyre, raporton arbresh.info
Ai ka bërë të ditur se shkak i pakënaqësive, 200 mijë punëtor brenda katër viteve, kanë aplikuar për vizë pune.
“Me shumë se 200 mijë punëtor brenda katër muajve kanë aplikua për viza punë më dal jashtë. Nuk guxoj të themi se cila do të jetë paga minimale e propozuar nga Kryeministri Kurti. Ne bëjmë më dije se nëse duhet të bisedojmë për pagën minimale, duhet të flas përfaqësuesi i sindikatave të punëtorëve e jo dikush tjetër dhe ne nuk pranojmë asnjë pagë që do të jetë nën 400 euro”, tha Azemi./arbresh.info/
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...