Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz ka thënë se vendimi për pagës minimale në 350 euro bruto prek drejtpërdrejt rreth 150 mijë punëtorë që aktualisht marrin më pak se kjo shumë.
Ajo tha se me këtë rritje, e me mbështetjen ndaj familjeve e shtesat ndaj fëmijëve, po rritet mbështetja e qytetarëve për punësim dhe mirëqenie, shkruan Arbresh.info.
“Nga muaji tetor i këtij viti, asnjë i punësuar në Kosovë, pavarësisht sektorit apo vendit të punës, nuk do të paguhet më pak se 350 Euro në muaj për një orar të plotë pune. Sot, me vendimin që miratuam, kemi bërë realitet rritjen e pagës minimale, duke e çuar atë në 350 euro dhe duke e liruar plotësisht nga tatimi. Ky vendim prek drejtpërdrejt rreth 150 mijë punëtorë që aktualisht marrin më pak se 350 euro në muaj”, ka shkruar ajo në Facebook.
“Me këtë rritje të pagës minimale, mbështetjen ndaj familjeve, shtesat për fëmijë dhe politikat e tjera fiskale, rrisin edhe një herë mbështetjen për familjet dhe qytetarët tanë në punësim dhe mirëqenie”, tha Gërvalla.
Tutje ajo ka shtuar se qeverinë e presin edhe shumë vendime tjera “që vijnë si rezultat i qeverisjes me duar të pastra dhe faqe të bardhë”./Arbresh.info/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...