Google ADS

Padrejtesia e KEDS-it, ia shkyçin rrymën konsumatorës me 22 euro borxh ndërsa serbët nuk paguajnë fare

19:27 | 10 Korrik 2018
Arbresh.info

Një qytetare e Prishtinës ka treguar për portalin Arbresh.info se ekipa e KEDS-it i ka shkyqur sot energjinë elektrike për shkak të mospagesës.

Ajo ka thënë për portalin se kishte vetëm 22 euro borxh dhe se në faturë shkruante që afati kohor për pagesë është 15 ditë, mirëpo sipas saj KEDS-i i ka shkyqur rrymën pa respektuar këtë afat kohor.

Kjo qytetarë po ashtu ka treguar se KEDS-i nuk kishte lënë as njoftim për shkyçje dhe se pasi i kishte thirrë në telefon për t’i pyetur se përse ka ndodhur kjo, zyrtarët e KEDS-it përmes telefonit kanë pranuar që kanë bërë gabimisht shkyqjen nga rrjeti elektrik./Arbresh.info


Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme