Gjyqtari serb, Jovica Petroviq, do ta gjykojë padinë e bërë nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, kundër Kishës Ortodokse serbe dhe Komunës së Prishtinës.
Këtë e ka konfirmuar Gjykata Themelore e Prishtinës, duke mos sqaruar formën se si është bërë përzgjedhja e gjyqtarit për rastin, raporton KTV.
Zëdhënësja Mirlinda Gashi, ka thënë se akoma nuk është caktuar ndonjë seancë gjyqësore për këtë rast.
“Kjo lëndë është e re dhe ende nuk janë ndërmarrë veprime lidhur me këtë rast. Për të do të respektohet procedimi i lëndëve sipas përparësisë që i parasheh ligji dhe strategjia e KGJK-së për zgjidhjen e lëndëve. Kjo lëndë i është ndarë gjyqtarit Jovica Petroviq”, thuhet në përgjigjen nga Gjykata Themelore e Prishtinës.
Por, sekretari i përgjithshëm i Universitetit të Prishtinës beson se padia e tyre do të aprovohet nga Gjykata Themelore, pavarësisht nga kush do të gjykohet.
Universiteti i Prishtinës në dhjetor të vitit 2012, kishte ushtruar padi kundër Kishës Ortodokse Serbe për uzurpim të pronës në kampusin e Universitetit.
3 vjet më vonë, Gjykata Themelore në Prishtinë e kishte konsideruar padinë si të tërhequr, sepse përfaqësuesi i UP-së nuk kishte marrë pjesë në seancë, përcjell Koha.net.
Pas ankesës së UP-së ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit, padia ishte hedhur poshtë dhe ishte ushtruar padi e re në fund të 2017-s.
Universiteti i Prishtinës pretendon se e ka pasur në posedim patundshmërinë në ngastrën kadastrale, ku edhe është e ndërtuar kisha ortodokse.
Kjo kishë ishte ndërtuar në vitet e 90-a në kohën e regjimit të Slobodan Milosheviqit.
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Osmani udhëtoi për vizitë pune në Kolumbi
Kumbaro ndan pamje nga pazari i Gjirokastrës nën atmosferën ...
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...