Muaj më parë kryeministri në detyrë i Kosovës Ramush Haradinaj kishte pretenduar se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, së bashku me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi ishin ulur në tavolinë me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, ku kanë nisur idenë e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
E për këto deklarata, kreu i ekzekutivit shqiptar Edi Rama, përveçse e kishte cilësuar Haradinajn si “palo burrë” dhe “palo kryeministër”, ai gjatë ditës së djeshme , ka zyrtarizuar pretendimin se Haradinaj “ka shpifur” ndaj Ramës, për deklaratat e tij që i ka dhënë në lidhje me temën e shkëmbimit të territoreve.
Sipas ekspertëve të çështjeve juridike, veprimi i Ramës është skandaloz, duke e marrë parasysh gjendjen e rënë në të cilën po kalon Kosova. Sipas tyre, kjo padi nuk i konvenon asnjërit dhe shkon në favor të Serbisë.
Drejtori i Organizatës “Çohu”, Arton Demhasaj në një përgjigje të dhënë për arbresh.info, konstatoi se “fituesin” e kësaj ngjarjeje është problem me e ditë ngase sipas tij e vjetmja gjë që e dimë për këtë rast janë pretendimet e të dyja palëve.
“Është problem me e ditë se kush do të fitoj, për arsyeje se të dy palët i referohen një ngjarjeje që nuk e dimë mirë se çka ka ndodhur gjatë takimeve për shkak që kanë qenë të tipit të mbyllur. Është çështje e dëshmitarëve që kanë qenë aty. Ajo që dihet është se është përfolur në opinionin publik se Edi Rama së bashku me Hashim Thaçin është ulur në tavolinë me Vuçiqin ku është diskutuar për shkëmbimin e territoreve. Madje Edi Rama kërkonte heqjen apo pezullimin e taksës ndaj prodhimeve serbe. Kështu që një gjë e tillë mundet me ta përforcojë pretendimin e Haradinajt. Mund të merr shumë kohë , sa që në kohën kur të përfundojë i gjithë procesi, Edi Rama nuk mund të jetë më kryeministër i Shqipërisë andaj kjo padi mund të hidhet edhe poshtë. “, deklaroi Demhasaj.
Ai shtron dilemën se si Kryeministri i Shqipërisë mund të padisë Kryeministrin e Kosovës për shpifje, kur armik të përbashkët e kanë Serbinë.
“Si mund të padisë duke e marrë parasysh situatën e rëndë të Kosovës kur Serbia i refuzon të gjitha krimet, madje edhe masakrat që i ka bërë i quan mashtrime. Dy kryeministrat tonë kapen në mes vete kryesisht për shkak të Serbisë‘’, u shpreh Demhasaj.
Nga ana tjetër drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, thotë për arbresh.info, se padia e Ramës është përgatitur jashtëzakonisht mirë dhe në këtë rast mbetet të shihet se si Ramush Haradiajn do ta mbrojë vetveten.
Sipas Miftaraj, Edi Rama edhe pse e ka paditur Ramush Haradinajn për shpifje ai është kryeministër i Shqipërisë dhe nuk ka të drejtë të komentojë për idenë e territorit të Kosovës.
“E kemi siguruar padinë që kryeministri Rama e ka paditur kryeministrin tonë në detyrë Ramush Haradinaj. Kjo padi është mbi 30 faqe ku Rama, ka paditur Haradinajn për akuza publike në lidhje me shkëmbimin e territoreve në mes të Kosovës dhe Serbisë. Padia duket jashtëzakonisht mirë e argumentuar në lidhje me shkeljet që i pretendon Edi Rama për shpifje ku i njëjti me këtë iu ka referuar Gjykatave Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Gjykata është ajo që do të bëjë administrimin e gjithë kësaj procedure, por varet edhe se çfarë fakte sjellë dhe si do ta mbrojë veten Ramush Haradinaj. Andaj është herët për të ndarë një mendim se kush do të jetë fitues. Edi Rama, në medie ka bërë shumë komente në lidhje me këtë, por tek e fundit ai është kryeministër i Shqipërisë ndërsa Kosova e ka Kuvendin e vet, që me 80 vota mund të vendosë për territorin e saj”, tha Miftaraj.
Ndërkaq Avokati Bledar Gashi, në një përgjigje të dhënë për arbresh.info, këtë vepër të Edi Ramës, më tepër se një padi e ka cilësuar si ‘Show Mediatik’, dhe se sipas tij shkon në favor të Serbisë.
“Padinë nuk e kam parë personalisht, por nuk mendoj se fiton asnjëri nga këta sepse më tepër po shihet të jetë show medatik e gjithë kjo që po flitet nga ana e të dy liderëve dhe nuk ka diçka shumë serioze në këtë çështje. Por përplasja e dy liderëve shqiptarë për Serbinë nuk është e mirë. Kjo luftë mes dy liderëve shqiptarë nuk duhej të krijohej. Nuk i konvenon asnjërit, por shkon në favor të Serbisë”, tha Gashi.
Ndryshe Mirlinda Gashi nga Gjykata Themelore në Prishtinë, në një përgjigje të dhënë për arresh.info e ka konfirmuar se këtë padi e kishin pranuar në mënyrë zyrtare.
“Konfirmojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Çështje Civile me datë 15.01.2020 ka pranuar padinë nga paditësi E.R kundër të paditurit R.H për kompensim dëmi për shkak të deklaratës shpifëse të supozuar nga paditësi.” /A.Begolli/arbresh.info/
‘Mbylle gojën’, ‘përndjekëse’, debat i ashpër mes banorëve
Munter: SHBA-ja nuk do të ketë më qasje tradicionale ndaj Ko...
Kushtetuesja konstaton se Kuvendi nuk bëri shkelje në shkark...
Azerbajxhani në zi për viktimat e aksidentit ajror
Përfundon operacioni për valixhen e dyshimtë në Ferizaj, zbu...
Raportohet për një valixhe të dyshimtë në Ferizaj, policia j...