Padi ndaj Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT)ka ushtruar shtëpia botuese “Luarasi”, për procesin e vlerësimit të teksteve të reja shkollore.
Kjo shtëpi botuese, javën e kaluar, e ka paditur MASHT-in me arsyetimin se procesi është karakterizuar me shumë shkelje. Dy shtëpi të tjera botuese janë në pritje të raporteve të recensentëve dhe më pas pritet të ushtrojnë padi ndaj MASHT-it, shkruan sot “Koha Ditore”.
Kryetari i Këshillit të ekspertëve për programe dhe tekste shkollore, (KEPTSh), Ferim Gashi, ka thënë se rezultatet e vlerësimit të teksteve nuk do të anulohen dhe se në shtator librat do të jenë të gatshme.
Sipas padisë së shtëpisë botuese “Luarasi”, të cilën e ka siguruar gazeta, MASHT-i nuk ka zhvilluar procedurë transparente për palët në konkurs, ka anashkaluar plotësisht KEPTSH-in dhe nuk është përgjigjur në ankesa brenda afatit.
Po ashtu, thuhet se për shkak të shkeljeve të rënda ligjore në shqyrtimin e dy konkurseve për tekste, MASHT-i e ka nxjerrë nga konkurrenca këtë shtëpi botuese, duke i shkaktuar dëm të madh material dhe moral.
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi