“Përshpejtimi i procesit të liberalizimit të vizave për shtetasit e Republikës së Kosovës është i një rëndësie të veçantë, nëpërmjet të cilit do të krijoheshin mundësi të reja për të gjithë qytetarët e vendit, sidomos për të rinjtë”, ka thënë ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli gjatë takimit me Drejtoreshën e Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, Angelina Eichhorst
Në vijim këtij takimi me Zyrtaren e Lartë të BE-së, Pacolli ka shprehur zotimin dhe përkushtimin e Institucioneve të vendit për përmbushjen sa më të shpejtë të kritereve të mbetura në lidhje liberalizimin e vizave.
Në takim është diskutuar mbi zhvillimet e gjiththmbarshme politike si në nivelin e brendshëm ashtu edhe atë të jashtëm dhe në veçanti në lidhje me raportet e Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian.
Përkitazi me këtë është vlerësuar si jashtëzakonisht e rëndësishme avansimi i mëtejmë i marrëdhënieve në mes Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
Pacolli ka shprehur përkushtimin e Republikës së Kosovës për të ecur drejt integrimeve euro-atlantike, duke shpresuar në vazhdimin e përkrahjes nga ana e Bashkimit Evropian.
“Agjenda jonë mbetet e palëkundur drejt integrimeve evropiane. Megjithëkëtë, liberalizimi i vizave mbetet një problem real.Vetëm përmes lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës do të jetë shans të përmirësim të imazhit të vendit dhe hapjes së perspektivës dhe mundësive të reja.”, ka thënë ndër të tjera Pacolli.
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...
Presidenti ukrainas bën thirrje për forcimin e mbrojtjes ajr...
Haradinaj takon qytetarët në Istog, premton investime të shu...
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...