Pacolli zhvillon homazhe tek varri i Adem Demaçit

12:25 | 30 Korrik 2018
Arbresh.info

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka bërë sot homazhe para varrit të veprimtarit të madh, Adem Demaçi.

Pacolli ishte i shoqëruar nga ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ai i Punëve të Brendshme Bejtush Gashi e zyrtarë të tjerë të AKR-së, raporton arbresh.info.

Homazhe para varrit të Demaçit sot ka bërë edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

Kujtojmë se Demaçi ka ndërruar jetë të enjten e kaluar në moshën 82 vjeçare./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme