Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka shpërndarë një mesazh të fuqishëm, duke theksuar se inati, urrejtja dhe xhelozia janë ndjenja të dhimbshme dhe torturuese për ata që i mbajnë në zemër.
Ai ka shtuar se dashuria për atdheun dhe vlerësimi i punës së tjetrit janë shenja fisnikërie dhe pjekurie.
“Mëria, inati, urrejtja dhe xhelozia janë përjetime të pakëndshme, pothuajse torturuese për atë që i mban në zemër. Përkundrazi, dashuria për vendin, vlerësimi i punës së tjetrit dhe falënderimi janë shenja fisnikërie dhe pjekurie. Megjithatë, historia nuk mund të harrohet dhe faktet flasin vetë. Ajo që kemi bërë për vendin tonë është për të gjithë ne, jo për individët që shfaqen apo heshten në momente të caktuara”, shkroi Pacolli.
Tutje, kreu i AKR-së, pohon se historia dhe faktet flasin vetë, duke nënvizuar se gjithçka që është bërë për vendin është për të gjithë.
“Megjithatë, historia nuk mund të harrohet dhe faktet flasin vetë. Ajo që kemi bërë për vendin tonë është për të gjithë ne, jo për individët që shfaqen apo heshten në momente të caktuara”, shton Pacolli.
Pacolli theksoi se nuk ka pritur dhe nuk pret falënderime apo mirënjohje personale, pasi ka vepruar për misionin e tij, jo për lavdërime.
“Jam krenar që kam pasur privilegjin dhe përgjegjësinë e madhe të shërbej për vendin tim, duke dhënë çdo grimcë të energjisë për të sjellë rezultate konkrete. Nuk kam pritur dhe nuk pres as falënderime e as mirënjohje personale, sepse këtë punë nuk e kam bërë për t’u lavdëruar, por sepse ndjeva që ky ishte misioni im”, përfundon ai./Arbresh.info
“90% e prindërve kërkuan mbylljen e aksesit në TikTok”, Rama...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 200 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
I dyshuari për sulmin në Gjermani përballet me 5 akuza për v...
“Biletë kthimi e çek me para” – gjashtë avantazhet që ndodhe...
Mund të largohet i lirë nga Barcelona, tre gjigantët evropia...
“Mashtruese”, debat i ashpër mes Xhenetës dhe Sarës