Kryetari i Aleancës Kosova e Re Behgjet Pacolli, ka komentuar propozimin e kryetarit të komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, për caktimin e një takse për qytetarët që hyn në qendër të Prishtinës me vetura.
Pacolli tha se komunat nuk guxojnë t’i prekin xhepat e qytetarëve, shkruan Arbresh.info.
Ai tha se zgjidhja lidhur me kaosin e komunikacionit në kryeqytet, është që zyrat e komunës të bartën në periferi.
Ky është shikimi i plotë:
Në propozimin e Komunës së Prishtinës për hyrjen me pagesë, deri më tani kam heshtur duke menduar se është një shaka e sezonit.
Është e padrejtë ndaj qytetarëve, vetëm të mendojnë për një gjë të tillë. Komunat nuk mund të prekin gjithmonë xhepat e qytetarëve për të justifikuar “punën” e tyre ose më saktë “përshtatshmërinë e tyre të modus operandit”. Ju Komunarët nuk guxoni ta bëni atë.
Zgjidhja e problemit të trafikut në qytet ishte propozimi im i hershëm….bartjen e administratës dhe zyrave të tjera civile dhe të biznesit nga qyteti në periferi, së bashku me kampuset universitare në mënyrë që qyteti aktual t’u lihet banorëve. Kjo ka qenë, mbetet dhe do të jetë zgjidhja e vetme.
E them nga viti 2006. Kur isha në qeveri u përpoqa më gjithë qenjën për ta bërë të mundur këtë (edhe duke financuar një pjesë të madhe nga logjistika ime) por isha i vetmuar në këtë ide dhe kjo u banalizua nga kolegët e mi në qeveri. Për këtë, unë kisha prezantuar një projekt i cili madje ishte “humbur” në mjediset e Kryeministrisë.
Nëse ata do të më kishin dëgjuar mua, sot do të kishim pjesën më të madhe të “Qytetit Administrativ” në Hajvali dhe ajo hapësirë nuk do të ishte shkatërruar siç po ndodh tani.
Kështu do të dukej Prishtina e Re.
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor