Google ADS

Pacolli: Vuçeviq me deklaratën e fundit për Kosovën, jep shpresë për përmirësim të atmosferës në dialogun me Serbinë

07:39 | 8 Tetor 2024
E.H

Ish-presidenti i vendit, Behgjet Pacolli ka komentuar deklaratën e kryeministrit të Serbisë, Millosh Vuçeviq, i cili ka mirëpritur vendimin e Qeverisë për hyrjen në Kosovë të produkteve serbe nga Merdara.

Pacolli me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se në bazë të deklaratës së Vuçeviqit ka shpresë që atmosfera në dialogun Kosovë-Serbi të përmirësohet, përcjell Arbresh.info.

“Niveli i gjuhës së deklaratës së fundit të Kryeministrit serb Vučević mbi lehtësimin e importit dhe tranzitin e mallrave serbe në Republikën e Kosovës, fatmirësisht paraqet një shpresë për përmirësimin e atmosferës së dialogut ndërmjet palëve. Kjo, me siguri, do të inkurajojë edhe palën kosovare për një komunikim miqësor” ka shkruar Pacolli.

Sipas tij, në fund të fundit, dialogu dhe diplomacia mbeten shpresat e fundit për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes palëve.

Kujtojmë që shefi i Qeverisë së Serbisë, Millosh Vuçeviq, i cili qëndroi në Shkup për vizitë zyrtare, ka deklaruar se me vendimin për heqjen e ndalimit për hyrjen e produkteve nga Serbia në pikën kufitare të Merdarë, Kosova, sipas tij, e ka zbutur “tensionin që ekzistonte prej kohësh”./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme