Pacolli: Votat e AKR-së e ndihmuan Shpendin të jetë në epërsi

22:00 | 20 Nëntor 2017
M. A.

Ish- kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës, Selim Pacolli konsideron se elektorati i partisë së tij dukshëm i kanë ndihmuar Shpend Ahmetit të jetë në epërsi me vota kundrejt kandidatit Arban Abrashi.

Sipas tij, megjithëse AKR dhe VV kanë qenë me orientime të ndryshme politike, ata janë munduar të akvizojnë elektoratin e tyre për t’i dhënë mbështetje të mjaftueshme sa për të dalë fitues Ahmeti.

“Asnjëri prej kandidatëve nuk mund të garantojë qind për qindëshin e votave se pastaj ndryshojnë strukturat e vetë përbërjes së subjekteve politike. Ne kemi qenë dy subjekte me orientime të ndryshme politike, mirëpo mbi të gjitha ne jemi munduar të aktivizojmë elektoratin tonë, mirëpo mendoj se kemi pas bështetje të mjaftueshme sa për të dalë fitues në këtë garë”, ka thënë ai në një bisede për Indeksonline.

Pacolli konsideron se mbështetja e partisë së tij, ka bërë që Ahmeti të rezultojë më i suksesshëm se sa Abrashi.

“Nëse edhe veç vota ime ka qenë e dedikuar për Ahmetin, unë mendoj se kam kontribuar. Sigurisht që ka ndikuar, mirëpo qind për qindëshin nuk mund ta nxjerrë askush. Mendoj se AKR ka ndikuar shumë me vota tek Shpendi”, ka theksuar ai.

Ndryshe, diferenca mes dy kandidatëve të Prishtinës nuk është edhe aq e madhe.

Sipas KQZ-së, Ahmeti prin me 237 vota më shumë se sa kundër kandidati i tij- Ahmeti.

Vlen të përmendim faktin se votat me kusht nuk janë numëruar ende.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme