Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka vizituar sot vendin ku pësuan aksident dy policët, trupat e të cilëve ende nuk janë gjetur.
Pacolli ka shkruar në Facebook se ka vizituar edhe familjet e dy policëve për tu qëndruar sado pak afër në këto momente të vështira, raporton Arbresh.info.
Postimi i plotë i Pacollit:
Pas kthimit tim nga rruga,sot bashkë me ministrin e Brendshëm z.Bejtush Gashi shkova në vendin ku pësuan aksident dy policët e Kosovës Malsor Dashi dhe Armend Trena.�Ekipet e policisë, FSK dhe vullnetarëve alpinistë po vazhdojnë kërkimet ne intensitet të lartë. Vizitova edhe familjet e dy policëve duke u munduar sadopak t’u qendroj pranë në këto momente pritjeje dhe ankthi./Arbresh.info
Përurimin e segmentit Stanovc- Vushtrri, Kurti: Rruga Prisht...
Një nxënës sulmoi me thikë mësuesen dhe disa nxënës në Zagre...
Osmani: Lidhja e thellë ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë ësht...
Spiropali: Kosova meriton anëtarësimin në BE
Konjufca: Kjo seancë duhet të shihet që Kosova dhe Shqipëria...
Nis seanca e përbashkët plenare mes Kuvendit të Kosovës dhe ...