Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, i shoqëruar nga kandidatët për deputetë nga radhët e AKR-së, Vesel Makolli, Luan Shllaku dhe Mirlindë Gashi, ka vizituar sot qendrën inovative të bizneseve në Gjakovë, ku u prit nga drejtori i kësaj qendre, si dhe nga ndërmarrësit e rinj të kësaj komune.
Në këtë takim është biseduar për përkrahjen që duhet t’ ju ofrohet bizneseve të reja, si potencial i rëndesishëm për zhvillim ekonomik, transmeton arbresh.info.
Pacolli është zotuar se iniciativat e tilla gjithmonë do ta gëzojnë përkrahjen e tij të fuqishme, duke trajtuar kështu me kujdes secilën ide biznesore, e cila do të mund të sillte përfitime për ekonominë dhe për qytetarët e vendit. Ai tha se për te arritur sukses, nevojitet pune, energji dhe investime.
“Ministrinë e punës, AKR-ja do ta shndërrojë në qendër proaktive, ku idetë do ta kenë shansin të shtjellohen dhe të implementohen. Aty do të ketë ekipe ekspertësh të cilët do të punojnë me këto ide”, tha ndër të tjera Presidenti i AKR-së.
Në vazhdën e diskutimeve me ndërmarrës, lideri i AKR-së dhe kandidatët e tij për deputetë diskutuan më tej rreth mbështetjes institucionale të cilën AKR do ta ofrojë në qeverisjen e saj, e ku rrjedhimisht do te krijohet mundesia e përfshirjes së 40 mije të rinjëve në tregun e punës për çdo vit.
Më pas vizita vazhdoi në Fabrikën “Intertex” fabrikë kjo e cila numëron qindra punëtorë dhe është hapur me iniciativën e Presidentit Pacolli. Aty, Presidenti i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, përcolli mbarëvajtjen e puneve dhe u shpreh i inpresionuar me arritjet e kësaj fabrike. Presidenti Pacolli dhe kandidatët e AKR-së vizitën në Gjakovë e përmbyllën me vizitë në fabriken per prodhimin e armaturave “Armatek”./Arbresh.info.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...