Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka nisur sot vizitën e tij të parë zyrtare në Republikën e Sllovenisë.
Kreu i diplomacisë kosovare fillimisht është takuar me homologun e tij, ministrin e jashtëm slloven, Karl Erjavec, në Ministrinë e Punëve të Jashtme të këtij shteti.
“Gjatë këtij takimi të dy bashkëbiseduesit kanë vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera dy-palëshe në mes dy vendeve dhe në të gjitha fushat, duke shprehur përkushtimin dhe vullnetin e dyanshëm politik për hapjen e horizonteve të reja në funksion të thellimit dhe zgjerimit të mëtejmë të këtij bashkëpunimi”, thuhet në njoftimin për media.
Gjatë ditës së sotme, Pacolli do të zhvillojë takime ndaras edhe me Presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor dhe me Kryetarin e Parlamentit Milan Brglez.
Marrëdhëniet në mes Kosovës dhe Sllovenisë karakterizohen nga fryma e miqësisë, partneritetit dhe mbështetja e vazhdueshme, që ky shtet i ka dhënë Kosovës.
Që nga shpallja e pavarësisë së vendit, Sllovenia llogaritet si njëri nga shtetet me nivel të lartë të Investimeve të Huaja Direkte në vend dhe në tregun e Kosovës sot operojnë qindra kompani me kapital slloven./arbresh.info/
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...