Kandidati i AKR-së për Prishtinën Selim Pacolli pas homazheve në varrin e presidentit historik Ibrahim Rugova, e tek shtatorja e Zahir Pajazitit ka vazhduar vizitën e tij nëpër disa fshatra të Prishtinës.
“Me rastin e fillimit të fushatës parazgjedhore për të parin e Prishtinës, në shenjë mirënjohje, konsiderate, për të gjithë të rënët e dëshmorët e kombit e për veprën e presidentit Rugova, ishim sot për të vënë lule për secilin dhe për të respektuar veprën dhe punën e tyre. Prishtina pa veprën e tyre, pa gjakun e dëshmorëve do të ishte e pamundur të ishim këtu. Konsideroj që ky ishte gur themeli i shtetit tonë dhe pavarësisë tonë”, është shprehur ai.
Më pas ai ka vazhduar homazhet tek varrezat e dëshmorëve në Makovc, Prapashticë, Marec, e Mramor./arbresh.info/
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...