Sekretari organizativ i AKR-së, Rrahim Pacolli ka ngushëlluar familjen Demaçi për vdekjen e veprimtarit Adem Demaçi.
Ai në një status në rrjetin social facebook ka shkruar se lajmi për vdekjen e tij ishte një lajm I trishtë për të gjithë shqiptarët.
Pacolli ka thënë se Demaçi ishte symbol I rezistencës kundër regjimit të Serbisë dhe si I tillë do të kujtohet.
Statusi i plotë:
Lajmi për vdekjen e veprimtarit Adem Demaçi, lajm i trishtë për të gjithë shqiptarët anekënd botës jo vetëm në Kosovë. Ai ishte simbol i rezistencës kundër regjimit të Serbisë, dhe si i tillë do të kujtohet çdoherë. Vepra e tij do të na shërbejë që të vazhdojmë të ndërtojmë shtetin duke u bazuar në themelet e lirisë, që vuri ai dhe shumë të tjerë.
Ngushëllime familjes Demaçi. Zoti të qoftë në xhehnet Baca Adem. Rr.P
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë