Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka kritikuar vendimin e Qeverisë për të ndarë nga 100 euro për studentët, punëtorët e sektorit publik e privat dhe ata me asistencë sociale.
Sipas tij, ky vendim dëshmon që “Qeveria nuk ka vizion për ekonomi”.
“Për një ditë shpërndahen 100 milionë euro dhe cila është vlera e kthimit? Asnjë i ri i punësuar, asnjë rritje ekonomike! Po të investoheshin këto para në sektorin privat, kjo do të garantonte rritje të qëndrueshme ekonomike” ka shkruar ai në Facebook.
Pacolli ka thënë se me ato para do të ndërtoheshin mbi 40 fabrika të cilat do të punësonin mbi 4000 qytetarë.
Shkrimi i tij i plotë:
“Vendimi i Qeverisë së Kosovës për ndarjen e 100 eurove është treguese më i mirë që Qeveria nuk ka vizion për ekonomi dhe për luftimin
Për një ditë shpërndahën 100 milion euro dhe cila është vlera e kthimit? Asnjë i ri i punësuar, asnjë rritje ekonomike!
Po të investoheshin këto para në sektorin privat, kjo do të garantonte rritje të qëndrueshme ekonomike.
Me ato para, do te ndërtoheshin mbi 40 fabrika ( galanterie, konfekcione apo agro-ekonomi) anë e mbanë Kosovës, ku do të gjeneroheshin mbi 4000 vende pune, d.m.th 4000 familje me nga 5 persona, do ishin 20 mijë përfituës drejtëpërsëdrejti.
Kryeministër, përvoja më ka mësuar shumëcka në jetë.
Por, paqja sociale nuk blehet me para, por me krijimin e mundësive “mos jepni peshk, por mesoni si tē peshkon”!!!!
Mungesa e vizionit nuk mund të zëvendësohen me lëmoshë!”
Sveçla viziton tregun lokal të Sharrit: Do të punojmë për zh...
Arrestohet personi i kërkuar në Prizren, dërgohet në vuajtje...
Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja...
Ancelotti para sfidës me Barcelonën: Finalja do të jetë argë...
Lista Serbe e akuzon KQZ-në se po ia mohon të drejtën për vë...
Policia konfiskon veturën e personit të arrestuar te Qafa