Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka thënë se vendimi i GJND-së lidhur me pavarësinë e Kosovës ishte një e arritur historike për shtetin e Kosovës.
Pacolli, përmes një statusi në Facebook ka deklaruar se ky vendim ishte mesazh i fuqishëm për të shuar zërin e kundërshtarëve të pavarësisë, përcjell arbresh.info.
Lexoni statusin e plotë:
Tetë vjet më parë, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, si Institucioni kryesor i Kombeve të Bashkuara për të zgjidhur kontestet në mes shteteve, nëpërmjet vendimit të saj e vulosi legjitimitetin dhe subjektivitetin ndërkombëtarë të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës nga përfaqësuesit e popullit të zgjedhur në mënyrë demokratike. Ky vendim ishte një e arritur historike për shtetin e ri dhe një mesazh i fuqishëm për të shuar zërin e kundërshtarëve të pavarësisë./Arbresh.info
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj