Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli dhe ambasadorja e Kroacisë, Marija Kapitanović, kanë zhvilluar takim formal, në të cilin, përfaqësuesja kroate ka uruar Pacollin me rastin e pranimit të detyrave të reja si zv.kryeminister dhe ministër i Jashtëm.
Ambasadorja kroate i ka shprehur Pacollit vazhdimësinë e përkrahjes së fuqishme të shtetit të saj sa i përket forcimit të subjektivitetit ndërkombëtarë të Kosovës; avancimit të proceseve të integrimit Euro-Atlantike, si dhe anëtarësimit në Organizata rajonale, evropiane dhe Ndërkombëtare.
Zv.kryeministri e ka njoftuar me prioritetet e politikës së jashtme të Kosovës duke filluar nga përshpejtimi i procesit të liberalizimit të vizave për të gjithë qytetarët; shtimin e përpjekjeve dhe angazhimeve diplomatike për rritjen e numrit të njohjeve për shtetësinë e Kosovës si dhe anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare dhe fokusimi më i madh në Diplomacinë Ekonomike.
Driloni shpërthen ndaj Vullnetit: Nuk je ma shqiptar se unë
“Shkrihen akujt” mes Obamës dhe Trump, dyshja të...
Haxhiu: Në këto katër vjet, qytetarët janë varfëruar
Afron afati për ndalimin e rrjetit TikTok në SHBA
Llapi rikthen gardianin Coric
Në ditën e ndeshjes, Dyche shkarkohet nga posti i trajnerit ...