Lideri i AKR-së Behgjet Pacolli ka uruar kryeministrin e Shqipërisë Edi Ramën për kabinetin e ri qeveritar duke thënë se ka zgjedhur emra dinjitoz dhe profesionistë të vërtetë.
“E uroj kryeministrin Edi Rama për kabinetin e ri qeveritar të cilin e prezantoj sot. Emra dinjitoz dhe profesionistë të vërtetë. Veprim jashtëzakonisht i qëlluar reduktimi i ministrive nga ana e tij, në favor të efiçencës, zvogëlimit të shpenzimeve dhe eleminimit të burokracisë.
Kjo është një ëndërr e imja të cilën nuk kam pasur mundësi ta realizoj ende”, ka shkruar Pacolli në “Facebook”.
Ai tha se edhe në Kosovë duhet të zvogëlohet numri i ministrive.
“Kosova do të menaxhohet suksesshëm me vetëm 8 departamente efektive, me njerëz profesionistë dhe administratë të përgjegjshme”, ka pohuar ai.
Suedia porosit tanke me vlerë gati dy miliardë dollarë
Flamuri në Ambasadën e SHBA-së valon në gjysmështizë
Superliga e basketbollit vjen sonte me dy superduele
Lajçak takon shefin e OKB-së, flasin për Ballkanin Perëndimo...
Shkupi ende mbetet qyteti më i ndotur në Evropë
Interi përgatit ofertën e janarit për yllin e Arsenalit