Google ADS

Pacolli uron qytetarët për 9 vjetorin e Pavarësisë, viti i ardhshëm të na presë me më pak probleme

20:52 | 16 Shkurt 2017
Arbresh.info

I pari i AKR-së Behgjet Pacolli ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e shënimit të nëntë vjetorit të pavarësisë së Kosovës, transmeton Arbresh.info.

Ai ka uruar që viti tjetër të na presë me më pak probleme.

“Uroj që vitin e ardhshëm, dita e pavarësisë të na presë me më pak probleme, më shumë mirëqënie, dhe me lumturi! Gëzuar të gjithëve!”, ka përfunduar Pacolli.

Postimi i plotë:

“Të dashur miq dhe qytetarë të Kosovës kudo që jeni! Vetëm pak orë na ndajnë nga data historike e 17 shkurtit. Dita e pavarësisë së shtetit tonë. Nëntë vite shtet. Shtrohet pyetja, a jemi të kënaqur me progresin e arritur deri më tani? Nuk do thoja po, por pavarësisht kësaj, ne kemi shumë arsye për të festuar këtë ditë. Kosova sot është e njohur nga shumica e vendeve të botës, kemi sukses në sport dhe kulturë, kemi miqësi dhe përkrahje të shkëlqyer nga SHBA-ja, dhe në fund: Jemi shtet i pavarur dhe sovran!

Unë jam i lumtur që më datë 17 shkurt 2008 isha prezent në Kuvendin e Kosovës, duke kontribuar në shtetbërjen e saj. Jam i lumtur që para dhe pas kësaj date, kam mundësinë e lobimit të pavarësisë dhe njohjes së Kosovës.

Pavarësia është e mirë. Është themeli i një shteti. Por ajo çfarë na mungon sot është mirëqënia dhe liria për të lëvizur si të tjerët.
Uroj që vitin e ardhshëm, dita e pavarësisë të na presë me më pak probleme, më shumë mirëqënie, dhe me lumturi! Gëzuar të gjithëve!”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

16807467_10158199199935153_7057857439761851469_n

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme