Google ADS

Pacolli uron Pashkët ortodokse: Shëndeti, harmonia, paqja dhe gëzimi qofshin gjithmonë me ju

17:57 | 16 Prill 2023
E.H

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka uruar besimtarët ortodoks me rastin e Pashkëve ortodokse.

Pacolli, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka uruar që paqja dhe gëzimi të jenë në familjet tuaja.

“Gëzuar Pashkët të gjithë besimtarëve ortodoksë, shëndeti, harmonia, paqja dhe gëzimi qofshin gjithmonë me ju në familjet tuaja”, ka shkruar Pacolli./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme