Google ADS

Pacolli uron Natën e Kadrit: Zoti na lehtësoftë dhe na pranoftë agjërimin

19:21 | 19 Maj 2020
Arbresh.info

Nata e Kadrit, siç njihet në fenë Islame, si nata më e rëndësishme në muajin e Ramazanit, festohet sot.

E me rastin e kësaj dite speciale, presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli ka uruar besimtarët, shkruan portali arbresh.info.

“Nata e Lejletul Kadrit është nata në të cilën pejgamberit Muhamed, ndërmjet melekut Xhebrail, i kanë zbritur ajetet e para të Kuranit. Nga zemra i uroj të gjithë besimtarët të fesë Islame! Zoti na lehtësoftë dhe na pranoftë agjërimin. ??”, thuhet në shkrimin e Pacollit.

Politikani dhe njëherësh biznesmeni njihet si njeri besimtar dhe që mban Ramazanin./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme