Kreu i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka uruar kreun e Partisë Socialiste (PS) në Shqipëri, Edi Rama për fitore në zgjedhjet e 25 prillit.
Pacolli përmes një postimi në Facebook, shkruan se Shqipëria kaloi testin e madh të organizimit të zgjedhjeve të lira e demokratike.
“Kryeministrin shqiptar Edi Rama e uroj për fitoren në zgjedhjet e 25 prillit. Shqipëria e kaloi testin e madh të organizimit të zgjedhjeve të cilat ishin të lira dhe demokratike. Kryeministrin dhe stafin e tij e presin shumë sfida nga ky besim i madh qytetar, të cilat jam i bindur se do ti kaloj duke e dërguar vendin drejt zhvillimit dhe prosperitetit”, shkruan Pacolli./arbresh.info/
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...