Google ADS

Pacolli uron dy kombëtaret shqiptare

22:07 | 12 Tetor 2023
E.G

Ish-Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka uruar kombëtarën e Kosovës dhe atë të Shqipërisë pas shënimit të golave.

“Bravo!!! Bravo Kosove, 1 per Kosoven Bravo Shqiperi, 1 per Shqiperine”, ka shkruar Pacolli në Facebook, transmeton Arbresh.info.

Ndryshe, Kombëtarja e Shqipërisë arriti të shënojë gol që në minutën e nëntë të ndeshjes ndaj Çekisë, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikimin në Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Autor i golit ishte Jasir Asani i cili bombardoi portën çeke.

Lexo edhe:

GOOOLL/ Shqipëria në epërsi ndaj Çekisë

Ndërkaq, Kosova ka arritur të shënoje gol ndaj Andorrës, në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet në Kampionatin evropian “Euro 2024”.

Goli erdhi në minutën e 26-të, ku autor ishte Milot Rashica./Arbresh.info./

Kosova në epërsi ndaj Andorrës, shënon Rashica

 

 

Të ngjashme