Pacolli uron Begajn: Suksese në këtë detyrë të rëndësishme për kombin

20:12 | 24 Korrik 2022
A. B.

Ish-presidenti i Kosovës dhe kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka uruar presidentin e sapozgjedhur të Shqipërisë, Bajram Begaj.

Pacolli i uroi shëndet Begajt dhe suksese në detyrën e re.

“Fillimisht i uroj Presidentit Begaj shëndet, lumturi dhe shumë suksese në këtë detyrë të rëndësishme për kombin tonë në këtë kohë”, shkroi Pacolli.

Kujtojmë se sot në Kuvendin e Shqipërisë është betuar presidenti i tetë i Republikës, Bajram Begaj, i cili u votua më 6 qershor ku mori 78 vota pro, katër kundër e një abstenim. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme