Pacolli uron 18 vjetorin, Ditën e Çlirimit

21:37 | 12 Qershor 2017
Arbresh.info

Presidenti i AKR’së Behgjet Pacolli, ka përkujtuar 18 qershorin, ditën e çlirimit dhe hyrjes së trupave të Nato’s, në Kosovë.

Pacolli përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka falënderuar çlirimtarët, NATO’n duke thënë se ushtria serbe u poshtërua nga allatët tanë dhe se nga ajo ditë Kosova fitoi një dritë të re, ka thënë Pacolli.

“18 vjet më parë, trupat e NATO-s, hynë në Kosovë, pasi poshtëruan ushtrinë serbe me fushatën e tyre të bombardimeve disa javore dhe pasi i detyruan të nënshkruanin kapitullimin e tyre në Kumanovë. Populli shqiptar priti me krahët hapur çlirimtarët dhe marrëdhënia jonë me perëndimin, prej atij momenti fitoi një dritë të re.

Popullit të Kosovës, i uroj nga zemra 18 vjetorin e çlirimit”, ka shkruar Pacolli./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme