Kreu i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes mes partisë shqiptare BDI dhe asaj maqedonase LSDM për qeverinë e re në Maqedoninë Veriore.
Pacolli, përmes një postimi në Facebook, e ka quajtur moment historik arritjen e një marrëveshje, përmes së cilës mundësohet që për herë të parë, shqiptarët të kenë një kryeministër në shtetin maqedonas.
“Urime shqiptarëve dhe BDI-së në Maqedoninë Veriore për arritjen e marrëveshjes për qeverinë e re. Ky është një moment historik arritja për herë të parë një Kryeministër shqiptar (edhe pse 100 ditë) Ministër të Punëve të Jashtme dhe poste të tjera kyçe në qeveri dhe Parlament”, ka shkruar Pacolli.
“Roli i shqiptarëve është thelbësor për zhvillimin e Maqedonisë së Veriut dhe integrimin e saj të metutjshmë Euro-Atlantike.Uniteti i spektrit politik shqiptar është i rëndësishëm për të arritur integrim më të lartë të shqiptarëve në shoqëri”, ka shkruar ai./arbresh.info/
Patëllxhani Turk – varieteti i veçantë plot shije dhe vlera
Hirra – efektet e mrekullueshme për organizmin
Përse enët e gjakut tek gratë plaken më shpejt
Kosova mposhtet nga Zvicra në hendboll
Haradinaj padit të gjitha shtetet financuese të Speciales
Abdixhiku në Rahovec: Gjetëm qytetarë që na pritnin me entuz...