Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden para disa orësh ka filluar mandatin e tij presidencial pas betimit në një ceremoni zyrtare në Uashington.
Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli e ka uruar përzemërsisht mikun e Kosovës dhe mikun e tij Joe Biden për marrjen e detyrës si President i SHBA-ve, shkruan portali arbresh.info
Pacolli përmes një postimi në ‘facebook’, shprehu urimin për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe gjithë botës demokratike për fitoren e një demokrati të vërtetë.
Postimi i tij i plotë:
Urimet më të përzemërta për mikun e Kosovës dhe mikun tim Joe Biden.
Ashtu siç e tha vetë presidenti Biden asnjëherë nuk duhet ta harrojmë se demokracia nuk është e garantuar dhe se lufta për të vërtetën vazhdon – më fuqishëm se kurrë.
Urime Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe gjithë botës demokratike për fitoren e një demokrati të vërtetë.
Ndryshe, presidenti i ri i zgjedhur amerikan Joe Biden, është betuar si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara. Në prani të ftuarve Biden ngriti dorën e djathtë duke u betuar se do t’i shërbej vendit dhe të mbroj interesat nga armiqtë e jashtëm dhe të brendshëm. /arbresh.info/
Urimet më të përzemërta për mikun e Kosovës dhe mikun tim Joe Biden.
Ashtu siç e tha vetë presidenti Biden asnjëherë…
Posted by Behgjet Pacolli on Wednesday, 20 January 2021
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...