Kandidati i AKR-së për komunën e Prishtinës, Selim Pacolli ka thënë se do të angazhohet maksimalisht që qytetarët e Prishtinës, e veçanërisht ata të lagjes Ulpiana të kenë kushtet e duhura për të bërë një jetë të mirë në kryeqytet.
Pacolli, gjatë një vizite që i bëri lagjes Ulipiana tha de kjo lagje është shndërruar në një nga lagjet më të shëmtuara të Prishtinës, shkruan arbresh.info.
“Do të thoja jo nga ato që janë ndërtuar pas luftës se ato janë akoma të shëmtuara sepse nuk ofrojnë asnjë zgjidhje urbane për ata që jetojnë këtu e të mos flasë për hapësira e gjelbërimit, rekreative e diçka tjetër. Kjo ishte lagja ku kryesisht qytetarët e Prishtinës dhe studentët e kalojnë kohën e lirë këtu. Këto pallate përballë që i kemi, çdo ditë janë ankesat se janë të pabanueshme, ju mungojnë parkingjet, vijnë jashtë qyteteve dhe i shfrytëzojnë hapësirat e tyre, janë pjesa e tyre që nuk i kanë dritaret e shkallëve në rregull dhe prindërit duhet t’i përcjellin fëmijët deri në fund të shkallëve. Unë zotohem që sigurisht qytetarët nuk do të duhet t’i kenë këto probleme edhe në katër vitet e tjera”, u shpreh Pacolli.
Ai u zotua se do të merret edhe me aspektin estetik të kryeqytetit, duke folur konkretisht për reklamat vend e pa vend të bizneseve të cilat siç tha duhet të standardizohen./arbresh.info/
Guxo dënon sulmin në veri: Republika e Kosovës nuk iu nënsht...
Këshilli i Sigurisë me masa për sigurinë pas shpërthimit në ...
Parashikimi i motit në Shqipëri, ulen temperaturat, vranësir...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Sigurohet furnizimi i rregullt me rrymë për vendin dhe ngroh...
Mundësohet furnizimi i papenguar i KEK-ut me ujë nga kanali ...