Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nuk janë takuar gjatë ditës së sotme Bruksel në takimin e paraparë trilateral me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini.
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka treguar në Info Magazine, nga Brukseli, se pse nuk ka ndodhur ky takim.
“Ky takim ka qenë i paraparë qysh herët dhe ka filluar implementimi i tij në kohën e caktuar, në vendin e duhur. Ka filluar takimi bilateral me palën evropiane, Përfaqësuesen e Lartë të BE-së”.
“Ka qenë takim i Frytshëm, i mirë dhe po ashtu e dimë se është zhvilluar një takim mes Federica Mogherinit dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. Në një moment të caktuar, nuk erdhi te takimi trilateral dhe çdo gjë përfundoi aty”.
Pacolli ka deklaruar se mosmbajtja e këtij takimi trepalësh (Hashim Thaçi, Aleksandar Vuçiq dhe Federica Mogherini) ndërlidhet me vizitën e paralajmëruar të presidentit serb në Kosovë gjatë vikendit.
“Më duket se ka pasë tone të larta në këtë drejtim, hidhërime por e vërteta është se sa i përket vizitës së presidentit serb Aleksandar Vuçiq në Kosovë, ne kemi marrë një kërkesë për itinerarin e tij për datat 8 dhe 9”.
“Ne e kemi studiuar këtë agjendë dhe kemi larguar vizitën e tij te Liqeni i Ujmanit dhe kemi dhënë miratimin tonë. Kemi bërë përgatitjet tona”.
“Është tërhequr vizita tek Ujmani nga programi dhe ne kemi konfirmuar çdo gjë, në kohë të caktuar, madje në kohë rekord pasi nuk kemi pritur që të kalojë koha e paraparë në marrëveshjen tonë”.
“Një nga shkaqet pse ka ardhë deri tek hidhërimi është edhe ky shkak. Ne kemi thënë se konsiderojmë se një vizitë e tillë nuk është dashur të paraqitet, se në atë vend nuk ka popullatë – as kosovare, as serbe. Nuk është fshat i banuar por ka një digë dhe ka disa punëtorë që punojnë aty, asgjë tjetër”.
“Ata konsiderojnë se kjo vizitë është dashur të konfirmohet, ashtu si është kërkuar”.
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës ka thënë se Kosova nuk është kundër vizitës së presidentit serb tek Liqeni i Ujmanit por se një vizitë e tillë, sipas tij, nuk duhet të ndodhë tani.
“Nuk jemi kundër vizitës së tij te Liqeni i Ujmanit, por jo në këtë moment. Nëse vjen një kërkesë tjetër dhe artikulohet arsyeja e vizitës tek Ujmani, do ta konsiderojmë sigurisht, por jo në këtë moment”.
“Ne jemi popull nikoqir i mirë, i duam mysafirët, kemi hapur dyert për këtë vizitë dhe është dashur të kuptohet në mënyrë të drejtë edhe nga presidenti Aleksandar Vuçiq por duket se ardhja e presidentit tek Ujmani nuk ka qenë krejt konstruktive”.
“Disi është bërë në një mënyrë ‘mollë sherri’ për mosvazhdimin e dialogut sot”.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...