Google ADS

Pacolli: UÇK-ja, faqja më e lavdishme e historisë bashkëkohore shqiptare

15:14 | 25 Prill 2020
Arbresh.info

Nënkryetari i Komunës së Prishtinë, dhe njëherit edhe ish-luftëtari i UÇK-së, Selim Pacolli, ka thënë se gjithmonë kemi dëshiruar të kemi ushtrinë tonë dhe ne jemi në dijeni që na keqtrajtuan, na torturuan, vranë e masakruan të huajt.

Pacolli ka shkruar në Facebook, se UÇK-ja, ka lindur natyrshëm dhe është faqja më e lavdishme e historisë bashkëkohore shqiptare, shkruan arbresh.info.

Ndërsa, në fund ai iu bënë thirrje qytetarëve, që të bëhen ushtar të Kosovës, ushtar të lirisë i cili me laps, me entuziazmin e të riut, me mësim e sjellje të mirë, të bëhet pjesë e varganit të heronjve patriotë.

“I dashur qytetar i ri i Kosovës..!
Bëhu edhe ti ushtar i Kosovës, ushtar i lirisë i cili me laps, me entuziazmin e të riut, me mësim e sjellje të mirë, të bëhesh pjesë e varganit të heronjve patriotë, atdhedashës që kontribuuan për lirinë e Kosovës. Bëhu heroi i lirisë dhe i paqes”, ka shkruar Pacolli./arbresh.info

https://www.facebook.com/selimpacolliofficial/photos/a.424384117963741/1009240252811455/?type=3&theater

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme