Pacolli u përgjigjet komentuesve: 33 milionë euro vetëm fondacioni ka investuar

21:09 | 19 Qershor 2020
Arbresh.info

Kryetari AKR-së Behgjet Pallcoi ka thënë se në komentet e shumta të ndjekësve në profilin e tij në facebook vazhdimisht po i shtrohet pyetja se pse nuk po investon në Kosovë.

Kjo ka bërë që Pacolli të kujtojë veprimtarinë e tij në fushën politike, ekonomike dhe atë humanitare, shkruan arbresh.info.

“Sa i përket investimeve, nga viti 2002 deri tani vetëm në Kosovë janë krijuar mbi 5000 vende pune permanente duke mos kalkuluar fare punësimet e bashkatëdhetarëve tonë jashtë Kosovës”, ka shkruar ndër të tjera Pacolli.

Postimi i tij i plotë në facebook:

Nga komentet e shumta të ndjekësve të mi në Facebook e shoh se në menyrë të përsëritur më shtrohet pytja ”Pse ju nuk investoni në Kosovë?” Kjo ishte edhe arsyeja që vendosa të ju kujtoj veprimtarinë time në fushën politike, ekonomike dhe atë humanitare.

Sa i përket asaj politike, që nga viti 2007 e këndej jam duke ngritur zërin se vetëm duke filluar nga ekonomia (këtë që tani SHBA po e potencon), fillon edhe zgjidhja politike e problemit me Serbinë. “Patriotët”, popullistët dhe gjithë ata që kishin timonin në dorën e tyre, mendonin ndryshe. Do të tregon koha kush kishte të drejtë. Një është e sigurt, unë kam qenë pasagjer në autobusin që është drejtuar nga të tjerët, drejtim ky (sado i keq që ka qenë) ka qenë më i mirë se ngecja apo bllokada, dhe për këtë kam kontribuar për çka nuk pendohem!

Sa i përket angazhimit tim humanitar, me mjete vetanake, Fondacioni “Behgjet Pacolli”, ka dhuruar në Kosovë në fusha të ndryshme më shumë se çdo ku tjetër, mbi 33 milion euro, vetëm në 13 vitet e fundit.

Sa i përket investimeve, nga viti 2002 deri tani vetëm në Kosovë janë krijuar mbi 5000 vende pune permanente duke mos kalkuluar fare punësimet e bashkatëdhetarëve tonë jashtë Kosovës. Janë shumë fabrika në Kosovë dhe shumica prej tyre janë edhe lidër në eksport jashtë Kosovës./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme