Google ADS

Pacolli u bënë thirrje shqiptarëve të votojnë për tre kandidatët shqiptarë që të bëhen pjesë e Parlamentit të Suedisë

12:41 | 10 Shtator 2022
L G

Kreu i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli u ka bërë thirrke të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Suedi të votojnë tre kandidatët shqiptarë që po garojnë të jenë pjesë e Parlamentit suedez.

“Për herë të parë, të paktën tre shqiptarë nga partia Socialdemokrate (Rajoni Haland) pritet të zënë vendet e tyre në Parlamentin e Suedisë. Aida Birinxhiku, Adnan Dibrani dhe Arben Gashi pas zgjedhjeve të nesërme në Suedi. I bëj thirrje të gjithë shqiptarëve të votojnë dhe të mbështesin bashkatdhetarët tanë. Aida është vetëm 23 vjeç, me prejardhje nga Peja dhe juriste e sapodiplomuar. Por nga nesër deputetja e parë femër shqiptare në Suedi”, shkruan Pacolli në Facebook./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme