Sekterari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Rrahim Pacolli u ka bërë thirrje autoriteteve kompetente që të lirojnë deputetin Albin Kurti dhe të gjithë deputetët tjerë që mbahen në burgje.
Ai përmes një statusi në rrjetin social facebook ka shkruar se ata janë të votuarit e popullit dhe e duan vendin e tyre dhe se sipas tij nuk ekziston rreziku që ata t’i ikin drejtësisë.
“Nëse vazhdojnë t’i mbajnë deputetët e opozitës nëpër burgje, nuk i përngjajmë një shteti demokratik dhe properëndimor siç është Kosova dhe që kemi përkrahje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian”, ka shkruar ai.
Statusi i plotë:
I bëj thirrje autoriteteve kompetente që t’i lirojnë Albin Kurtin dhe të gjithë deputetët e tjerë që po mbahen në burgje, sepse ata nuk rrezikojnë të ikin nga Kosova. Ata janë të votuarit e popullit dhe e duan vendin e tyre. Nuk ekziston rreziku që ata t’i ikin drejtësisë.
Më e mira do të ishte, që ata të mbrohen në liri derisa aktgjykimi të marrë formën e prerë.
Nëse vazhdojnë t’i mbajnë deputetët e opozitës nëpër burgje, nuk i përngjajmë një shteti demokratik dhe properëndimor siç është Kosova dhe që kemi përkrahje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.
Qëndrimi çdo ditë e më tepër në burgje thellon krizën dhe negociatat pa opozitën është e pamundur të vazhdojnë në Bruksel.
Pozita dhe opozita duhet të jenë të bashkuar dhe t’i mbrojnë interesat e Kosovës me notë maksimale, tash kur kemi përpara liberalizimin e vizave dhe integrimin në BE.
Nëse në këto momente nuk fillon pozita dhe opozita të përfshihen në këto negociata, populli i Kosovës do të shkojë edhe më tej drejtë rënies ekonomike, që qon në varfëri dhe krizë politike. Rr.P
Gresa për Rovenën: E sëmurë nga xhelozia
Reagimin e tifozëve në “Old Trafford” kur Ruben Amorim del n...
Dyshime për sulm me bombë në Gjermani, arrestohet i dyshuari
Dhjetori magjik nuk do të jetë dhe aq i ëmbël për disa shenj...
29 Nëntor, përkujtohet sot 80-vjetori i Çlirimit të Shqipëri...
Moti në Shqipëri me shi dhe shtërngata