Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, deklaroi se bashkëpunëtorët e tij, ata me të cilët tha se ka rrugëtuar gjatë, i kanë thënë se nuk është koha që ai të ndalet dhe se ka vendosur më pas që t’i bashkohet koalicionit “Lista për Familjen” për zgjedhjet e ardhshme parlamentare që mbahen më 9 shkurt të vitit të ardhshëm.
“Edhe kësaj radhe po i hyjmë zgjedhjeve. Kam kontaktuar me shokë e bashkëpunëtorë të mi, dhe vendosëm të ecim së bashku në një koalicion të ri. T’i japim krahë diçkaje që është e shenjtë për mua, familja”, deklaroi ai në emisionin “DPT te FIDANI”.
Pacolli tutje shtoi se ende nuk është vendosur pozicioni i tij në koalicion dhe se ende nuk i kanë gati as listat zgjedhore, por theksoi se janë duke punuar në një program dinjitoz.
“Besoj se miqtë e mi me të cilët do të ecim përpara, ata do të vendosin për vendin tim ku e kam, por ata duhet ta dinë se ai vend duhet të jetë për mua”, deklaroi Pacolli.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...