Ish kryediplomati Behgjet Pacolli ka përshëndetur deklaratën e kryeministrit për koordinim të politikës së jashtme mes akterëve institucionalë.
Ai ka thënë se është përballur drejtpërdrejt me mungesën e harmonizimit të veprimeve dhe deklaratave, që të cilat kanë dëmtuar e vështirësuar politikën e jashtme të Kosovës
“Deklarata e Kryeministrit të Kosovës, për koordinim të politikës së jashtme me akterët kryesorë institucional është shumë e drejtë dhe e nevojshme. Në vitet e kaluara jam përballur drejtëpërsëdrejti me fenomenin e mungesës së harmonizimit të veprimeve dhe deklaratave që e kanë dëmtuar dhe vështirësuar politikën e jashtme të Kosovës. Nuk mund të vazhdohet me moskoordinim, duhet të harmonizohen dhe koordinohen të gjitha veprimet mes akterëve”, thuhet në shkrimin e tij./arbresh.info/
80-vjetori i Çlirimit, krerët e shtetit homazhe te “Varrezat...
Ramos afër klubit të njohur anglez
Forcat e sigurisë i shpërndajnë dhunshëm protestuesit në Tbi...
Ambasada e SHBA-së në Tiranë uron 80- vjetorin e Çlirimit: K...
Policia e Gjilanit apelon tek të gjithë ngasësit të përshtat...
Peci dënon sulmin në objektin e Komunës së Zveçanit, publiko...