Përderisa numërimi i votave nga Komisioni Qendror Zgjedhor në nivel të përgjithshëm ka përfunduar , tashmë janë duke u bërë publik edhe disa nga emrat e kandidatëve për deputetë të cilët kanë dalë fitues në këto zgjedhje.
Indeksonline mëson se Aleanca Kosova e Re tashmë ka siguruar pesë ulëse për në Kuvendin e Kosovës.
Shefi i Shtabit Zgjedhor të Aleancës Kosova e Re, Rrahim Pacolli tashmë ka bërë të ditur se pesë deputetë janë të sigurt përderisa pritet që ky numër të ketë rritje.
“Janë pesë deputetë, ka mundësi që të ketë rritje të numrit pasi nuk janë numëruar ende 40 përqind e votave”, ka thënë Pacolli.
Gjithashtu Indeksonline mëson se njëri ndër emrat e deputetëve të AKR-së për këtë legjislativë është edhe ish-këngëtari, Labinot Tahiri.
Ndryshe koalicioni LDK-AKR-Alternativa në zgjedhje te përgjithshme ka arritur të fitojë 25.75 përqind të votave nga gjithsej 2mijë e 490 vendvotime.
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...
Mijëra migrantë me azil të refuzuar morën para për të lëshua...
Turi me diasporën, Rama takon nesër shqiptarët e Londrës
Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd...