Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka treguar arsyen se pse nuk hyri në koalicion me Vetëvendosjen.
Ai ka thënë se kanë pasur shumë të përbashkëta, por koha do ta tregojë se kanë pasur të drejtë që s’kanë hyrë në koalicion parazgjedhor, shkruan arbresh.info
Por i pari i AKR-së, thotë se pas zgjedhjeve do të jenë në koalicion me Vetëvendosjen.
Ky është postimi i plotë i Pacollit në Facebook:
Të dashur miq, Shumëkush më pyet çka ndodhi me bashkëpunimin me Partinë Vetëvendosje. Ju them se me VV kemi punuar shumë në tre muajt e fundit. Jemi takuar shpesh. Ne, të ta kemi gjetur shumë bashkëmendimtarë, miq të mirë dhe profesionistë. Ne si AKR, jemi përpjekur deri në momentin e fundit dhe prapë mirëkuptohemi për bashkëpunim me miqtë e VV. Ka një arsye ( e interesit të përbashkët) që nuk bëmë koalicion parazgjedhor dhe koha do të tregojë se ishte arsye e justifikuar dhe reale. Besoj fort se me Vetëvendosjen do të jemi krah per krah në qeverisje, menjëherë pas zgjedhjeve. Ne, AKR dhe VV kemi unifikuar programet tona qeverisëse për ta kthyer Kosovën në një vend dinjitoz, të udhëhequr nga një ekip që e do Shtetin dhe Qytetarin e saj, që punon për një Kosovë të begatshme e madhështore, të civilizuar e të dashur për qytetarët dhe rininë e saj. Na priftë e mbara!!! #AKR për një Kosovë madhështore
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...