Ish-presidenti i vendit, Behgjet Pacolli ka kritikuar parinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje duke thënë se premtimet elektorale ishin të zhurmshme.
Pacolli përmes një postimi në Facebook ka numëruar disa nga premtimet, të cilat sipas tij, nuk janë realizuar.
Postimi i plotë:
Premtimet elektorale të partisë në pushtet, asaj kohe ishin shumë të zhurmshme dhe ishin bërë edhe si REFREN i VV.
Nuk do të ketë asnjëherë bisedime me Serbinë:
– Derisa Kosova të mos hiqet nga Kushtetuta e Serbisë si pjesë përbërëse e saj,
– Derisa të mos na kthehen trupat e pajetë të të pagjeturve,
– Derisa të mos kthehen librat kadastralë,
– Derisa të mos paguhen dëmet e luftës,
– Derisa të mos ndalet financimi i strukturave paralele në Kosovë,
– Derisa të mos kthehen fondet pensionale,
– Derisa Serbia të mos e njohë Kosovën.
Kjo ishte edhe arsyeja pse ne atë kohë si deputet, votova për qeverinë Kurti 1!/Arbresh.info
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...