Google ADS

Pacolli tregon mangësitë e kandidatëve që synojnë Prishtinën

11:22 | 30 Maj 2021
Përparim Bublaku

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë zyrtarizuar kandidatët e tyre për të parin e Prishtinës, derisa nga Lëvizja Vetëvendosje kandidat potencial përmendet të jetë Arben Vitia, i cili aktualisht është ministër i Shëndetësisë.

Nënkryetari aktual i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, i cili mund të jetë kandidat i AKR-së për të udhëhequr me kryeqytetit, ka komneutr për lajmi.net këto tri kandidatura.

Ai ka thënë se Prishtina nuk ka nevojë për kryetar bedel.

“Prishtinës i nevojitet kandidati ose kryetari i cili jeton përmanent në Prishtinë, i cili e njeh Prishtinën dhe problemet e saj, cili ka prek dhe bashkëjeton me këto probleme. Prishtina nuk ka nevoje për bedel kryetar”, është shprehur ai.

Pacolli ka treguar se sipas tij se në çfarë pika mund të kontribojnë për kryeqytetin Haradinaj, Rama dhe Vitia, nëse ky i fundit do të jetë kandidat i VV-së për kryetar të Prishtinës.

“Secili në mënyrën e vetë ka disa pika që i mbulon më së mirë. Arbeni ka qenë një prej drejtorëve më të mirë në Komunën  e Prishtinës, i cili 6 vjet ka qeverisur me Drejtorinë e Shëndetësisë dhe shëndetësia sot nuk është në nivel të dobët. Përparim Rama është një arkitekt i përgatitur mirë profesionalisht, është arktiket i njohur që ka marrë disa çmime ndërkombëtare.- Besoj që së paku në fushën e arkitekturës ai do të shihte Prishtinën dhe do të jepte kontributin e vetë se kah do të merrte qasje infrastruktura e qytetit, e cila në një mënyrë mund të them që nuk qëndron në një pozicion të duhur. Nëse flasim për Daut Haradinaj, përveç që ka qenë deputet në Kuvendin e Kosovës, nuk mund të flas më shumë në aspektin qeverisjes në nivelin lokal. Qeverisja në nivelin qendror dhe në atë lokal janë të ndryshme dhe ai ka qenë vetëm deputet.  – Por, duke pas parasysh të kaluarën e tij politike dhe ushtarake mund të jetë kombinim i mirë, pasi Komuna e Prishtinës ka momente kur çalon për njerëz të guximshëm dhe të marrin vendime”, ka thënë Pacolli.

Pavarësisht kësaj, Pacolli sheh mangësi tek këta tre kandidat për kryetar të Prishtinës. E, që të tre sipas mungesën e eksperiencës e kanë mangësi të përbashkët.

“Mangësi që të treve e shoh që nuk kanë ndonjë eksperiencë të madhe në menaxhimin dhe zgjidhjen e problemeve, sidomos të infrastrukturës. Nëse flasim në këtë rrafsh, për Arben Vitian çdo respekt si në personalitet dhe profesionist, por i mungon eksperienca e menaxhimit. Prishtina nuk është vetëm një dikaster, janë edhe dikasteret tjera, të cilat kërkojnë zgjidhje aty për aty, që duhet të merren vendime. Në këtë rast, së paku nuk kam mundur të has te ai djalë se merr vendime në mënyrë vetanake dhe i bën prerjet vetë, pa ndonjë interferim nga njerëzit e tretë. Përparim Ramën nuk e njoh. – Nuk kam lexuar kurrë, nuk kam dëgjuar që ka pas ndonjë post në ndonjë subjekt ekonomik apo politik e që e ka qeverisur vetë. Për Daut Haradinaj, nëse aplikohet fuqia ushtarake në atë politike, besoj se mund jap kontribut e tij. Mirëpo, Prishtina ballafaqohet me teleashe të cilat nuk vërehen, por gjatë rrugëtimit ke me u ballafaqu detyrimisht me to, të cilat duan zgjidhje edhe atëherë kur ti je penguar në shumë rrafshe e konflikte ligjore që kanë të bëjnë me nivelin qendror dhe atë lokal dhe ti je i detyruar të zbatosh një ligj të nivelit qendror i cili e interferon ndonjë rregullore të nivelit lokal”, shtoi Pacolli për lajmi.net.

Derisa, vetëm AAK-ja dhe LDK-ja kanë zyrtarizuar kandidaturat për të parin e kryeqytetit, këtë nesër pritet ta bëjë edhe AKR-ja.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme