Kreu i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli ka folur për njohjen e Kosovës nga një shtet i Afrikës, të cilin e kishte paralajmëruar.
Ai, përmes një postimi në Facebook, shkruan se delegacioni i lartë nga ai shtet ishte në Kosovë dhe kishte ftuar edhe krerët e shtetit të Kosovës për vizitë atje, për të nënshkruar marrëdhëniet diplomatike mes vendeve, shkruan arbresh.info.
Megjithatë, sipas tij, hapat konkret priten nga krerët e institucioneve të Kosovë.
“Shumë njerëz më pyesin ( edhe në rrjete sociale) se çka ndodhi me njohjen për të cilin i pata shkruar Kryeministrit. Për hirë të transparencës ju informoj se delegacioni i lartë nga ai shtet ishte në Kosovë, i ftuan krerët e shtetit që të vizitojnë këtë shtet për të nënshkruar marrëdhëniet diplomatike dhe tani hapat konkret priten nga krerët e institucioneve tona”, shkruan Pacolli.
Ai, shkruan se mirëpret vendimin e Presidentes për mbledhjen e krerëve të shtetit për koordinim.
“Presidentja paska mbledhur krerët për koordinim dhe kjo është punë e mirë. Shpresoj që do t’i shohim rezultatet”, përfundoi Pacollui./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...