Ministri i jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka folur për situatën në veri ku tha se Kosova është e vendosur të ketë marrëdhënie të mira me të gjitha shtetet në rajon.
“Ne e kemi pasur një kërkesë për ardhjen e disa ministrave serb në Kosovë. Dhe sipas marrëveshjes në Bruksel çdo ardhje duhet t’i nënshtrohet informatave paraprake dhe lejes. Ne veprojmë sipas kësaj marrëveshje ku të gjitha personalitetet janë të detyruara t’i drejtohen Kosovës 72 orë para se të vijnë dhe Kosova ka të drejt të lejoj ose refuzoj hyrjen e tyre ashtu siç kanë bërë organet serbe ku unë personalisht jam refuzuar”, ka thënë ai, raporton Arbresh.info
Pacolli ka thënë se Vulin është ministër i Mbrojtjes dhe se ka probleme me mbrojtje.
“Nuk ka arsye që ai të vij në Kosovë dhe të nxitë urrejtje. Ne e kemi refuzuar atë. Ne kemi KFOR-in dhe mbrojtjen e kemi në rregull. Ndërsa ministri i Kulturës së Serbisë ai ka pasur leje por është hyrë nga një anë tjetër që nuk ka pasur të drejt andaj nuk i lejohet. Kurse sa i përket zotit Gjuriq tërë kohën ka nxitur urrejtje te popullata shqiptare duke thënë që nuk ka kush që e ndal, ne i kemi treguar që duhet të kërkoj leje. Ne e kemi marr kërkesën e tij por nuk kemi mundur t’ia aprovojmë sepse ka nxitur urrejtje”, ka deklaruar Pacolli./Arbresh.info
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës