Ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli ka thënë se nuk ka tërheqje të njohjeve për Kosovën.
“Nuk kemi marre asnjë notë verbale për tërheqje njohjesh. Procesi për njohjet do të vazhdojë”, ka thënë Pacolli në nisjen e Samitit të Ballkanit Perëndimor në Londër, raporton KTV.
Kur Pacolli është pyetur se a po gënjen Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq, se ka tërheqje njohjesh për Kosovën, Pacolli duke qeshur ka thënë “Nuk e di”.
Së fundmi, Daçiqi tha se Papua Guiena e Re është vendi i gjashtë që e ka bërë tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës, çka u demantua menjëherë edhe nga Pacolli, duke shtuar se janë ‘Letra të falsifikuara’.
Sot, duke folur për rininë e Kosovës, Pacolli ka thënë se ajo është shumë dinamike dhe shumë e talentuar, duke përmendur këngëtaret Rita Ora dhe Dua Lipa dhe medaljet e fituara ne xhudo.
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj