Google ADS

Pacolli thotë se Rama në koordinim me Grenell patën rol në lirimin e policëve

18:40 | 26 Qershor 2023
E.H

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka thënë se Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ish i dërguari i ShBA-së për Ballkanin, Richard Grenell kanë qenë çelësi i lirimit të tre policëve të rrëmbyer.

Përmes një postimi në Twitter, Pacolli ka falënderuar secilin që ka kontribuar për lirimin e policëve të rrëmbyer nga forcat serbe.

“Një e vërtetë e pathënë në lirimin e policëve është roli i Ramës në koordnimim të plotë me Grenell, njeri i afërt me Presidentin Trump. Kjo ka qenë edhe arsyeja e vizitës së tij në rajon. Kjo meriton falënderim të madh për secilin që ka kontribuuar për këtë rast”, ka shkruar Pacolli./Arbresh.info/

Të ngjashme