Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë se ora policore si shtrëngim i masave për ruajtje nga Covid-19 nuk është e nevojshme.
Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se disa nga masat janë të nevojshme por jo edhe ora policore.
Postimi i plotë i tij:
Sot është dita e dytë që përsëri do të kemi orën policore. Masat (tubimet, takimet nëpër vende publike, puntoritë e ndryshme etj) janë masa të nevojshme dhe efektive për mbrojtjen nga Covidi 19, por ora policore nuk di çka shërben?
Nuk besoj se virusi do të jetë aktiv vetëm prej ores 22:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit?!
Kjo nuk është e drejtë, qytetarët tanë nuk e meritojnë këtë !
Ne duhet t’ua lehtësojmë jetën qytetarëve ne këtë kohë kur ata edhe përballen me mungesën e rrymës dhe sfidat tjera të jetesës!
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...