Pacolli thotë se menjëherë pas fushatës u zhdukën premtimet e politikanëve

23:04 | 22 Qershor 2017
M. A.

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli përmes një postim në Facebook ka shkruar se askush nga politikanët nuk flet për hallet e qytetarit, për varfërinë në rritje, për gjendjen e spitaleve dhe shëndetësisë, për shkatërrimin e mjedisit etj.

Ai ka thënë se menjëherë pas fushatës u zhdukën nga fjalët e politikanëve këto probleme.

Postimi i plotë i Pacollit:

E kuptuat sa shumë premtuan në fushatë?
Vetëm shikoni lajmet nga politika, nga mëngjesi deri në orarin e syfyrit si debatohet vetëm rreth një DEBATI dhe kurrgjë tjetër. Askush nuk flet për hallet e qytetarit, për varfërinë në rritje, për gjendjen e spitaleve dhe shëndetësisë sonë, për shkatërrimin e mjedisit, për hasmërinë e krijuar (nga politika) mes njerëzve; për izolimin tonë ndërkombëtar. Pse, menjëherë pas fushatës, si me magji u zhdukën nga fjalët e politikanëve problemet dhe zgjidhjet që ofronin? Mos vallë u zhdukën problemet? Jo, ato janë si një mal i madh para nesh. Qytetarët dhe hallet e tyre janë harruar, sikur mos të ekzistonin e nga ana tjetër tek akterët e “politikës” dominojnë vetëm konfrontimet rreth Debatit, se kush do të jetë Kryeministër. Sa keq, sa e vrazhdët e sa primitive që nuk do të mjafton as lapsi e as letra për t’a shprehur këtë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme