Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se Kosova duhet ta ndërpres bashkëpunimin me misionin e UNMIK-ut.
Pacolli në një postim n֝ë ‘twitter’ ka përmendur rastin e pjesëtarit rus të UNMIK-ut i cili kishte përkrahur strukturat paralele të Serbisë dhe të cilin Kosova e kishte shpallur person të padëshiruar, shkruan arbresh.info
“Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, UNMIK-u kishte narracion të plotë të Serbisë për Kosovën. Në 2019, Kosova deklaroi Persona Non Grata, një pjesëtar rus të UNMIK-ut për përkrahjen e strukturave paralele dhe për krijimin e pengesave ndaj policisë. Kosova duhet të ngrijë bashkëpunimin me këtë mision plotësisht”, ka thënë i pari i AKR-së.
Pacolli po ashtu përmendi edhe Sekretarin Gjeneral të OKB-së, që refuzoi të takohet me zyrtarët e Kosovës sikur paraardhësit e tij.
“Në OKB, Sekretari Gjeneral, Antonio Guterres ka refuzuar të takohet me zyrtarët e Kosovës duke e prishur traditën e paraardhësve të tij. OKB-ja ka një mision të vjetruar në Kosovë që nuk bën asgjë dhe që shpenzon buxhetin e tyre për çështje të panevojshme që janë jo relevante për Kosovën. Koha të shkojë në shtëpi”, ka thënë Pacolli.
Kujtojmë se, UNMIK ka filluar mandatin në Kosovë që nga viti 1999, ndërsa momentalisht, aktiviteti i këtij misioni është “de jure-de facto”. /arbresh.info/
Lexo edhe:
Ambasada amerikane kërkon mbylljen e misionit të UNMIK-ut në Kosovë
Këshilltari i Presidentes thotë se UNMIK-u është humbje e fondeve të anëtarëve të OKB-së
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...